Ta lexojnë plagjiatorët (hajdutët) e doktoraturave që janë turpi i kombit


Kur u hap shkolla në Poradec librat vinin nga Bukureshti me barrë dhe çkarkoheshin në dyqanet e babajt dhe xhaxhajt. Urdhëri ish që librat të jipen pa të holla, çdo njeri që të kërkojë.
Po për inat turkomanët dhe më shumë grekomanët, vinin në dyqanet dhe ju thosh; nëm një librë ore Ndinkë?* Nëm një kartë ore Sotirkë?**

Dhe sa po e merrnin shkonin dy çapa dhe e grisnin; babajt dhe xhaxhajt iu vinte inat. I shkrojtnë shoqërisë që kështu thonë dhe duhet që shoqëria ti caktojë një çmim të vogël që ashtu të ndalohet hovi këtyre?

Ju pëlqen!

Shoqëria ju përgjigj se jipni libra sa të duan pa të holla, ahere babaj e ze mësonjësin e i thotë: kështu i marrin librat dhe sa po shkojnë i grisin e i shkulin ngaj inati por mësonjësi ju përgjigj: prandi mor Zoti Ndini, pse kur shkelin librat thonë shkelmë një librë shqip, d.m.th. afrohet Kombi…

Fragment nga “Shkolla shqipe e Poradecit” nga Lasgush Poradeci.

*) Ndinka = Xhaxhaj i Lasgushit
/Marie Lasgush Poradeci/

Mekuli Press është në prag të mbylljes. Kemi nevojë për mbështetjen tënde, i dashur lexues. Na ndihmo sot edhe me vetëm 1 Euro! - FOTO: No copyright infringement is intended.