Siç mund të pritej, fitorja e socialistëve në zgjedhje ka procokuar orgazmën e zakonshme të shumëkujt që status quonë e ka garanci personale. Në media po dalin gjithfarë njerëzish që i thurin lavde Edi Ramës, babaxhanit të kësaj gjendjeje në vend, të këtij amoku që po bëhet i padurueshëm.

Duan apo duket se po na thonë që “mos e krruani” se nuk fitoni dot, se pas të tretit vjen edhe i katërti.
Në të vërtetë kjo mendësi e administron në realitet fitoren dhe jo ftesat e Edi Ramës. Ndaj edhe ndarja në shoqëri do të thellohet përderisa pa kuptuar dhe nga vaniteti dhe tahmaja disa njerëz do të donin që shqiptarët te përkufizohen politikisht si filo-socialistë. A nuk është partia mbi Shqipërinë!?

Mirëpo kjo përkundje e gjen veten të realizuar përballë një viktimizimi të rremë që përmbush kushtin bazë të falimentit demokratik në Shqipëri sipas të cilit ka vetëm një opozitë dhe një shumice.

Ju pëlqen!

E vërteta nuk është kështu. Po, Edi Ramën nuk e mund dot Lulzim Basha, por kjo nuk do të thotë se Edi Rama është i pamundshëm. As matematika elektorale nuk e pranon një gjë të tillë, as dinamika e vendit dhe as mënyra e qeverisjes.

Ata që flasin për autokraci të suksesshme në të vërtetë justifikojnë dështimin personal, qoftë si këshilltarë jozyrtarë të opozitës, qoftë si njerëz me prononcim publik partizan. Epo, kanë dështuar ata dhe Lulzim Basha, jo Shqipëria. Dhe kjo ështe gjë e mirë, jo e keqe. Kjo jep shpresë dhe nuk e mbyt atë. Dëshpërimi i rremë i tyre në fakt është bastioni i fundit i një opozitarizmi pervers që e sheh afirmimin publik tek një hile, jo tek angazhimi real.

Normalisht dikush duhet të kërkonte falje, por të mos pretendojmë kaq nga njerëz që nuk është çudi t’i shohim në darka me Ramën. Apo të marrin poste honorifike. Edhe haleja duhet lyer në kaq kohë.

s.zaimi

©MekuliPress/ Ndaje artikullin me familjen dhe miqtë tuaj. MekuliPress mbetet e pandikuar nga partitë politike. FOTO: No copyright infringement is intended.