Gjatë konferencës së ditës së sotme, teksa u pyet nga gazetarët në lidhje me deklaratën e kryeministrit Edi Rama se Meta punon për aksionin opozitar, kreu i shtetit iu bëri thirrje qytetarëve që të shprehin mendimin e tyre pa frikë në 25 prill, edhe nëse janë kundër partisë që ai dikur drejtonte.

Po ashtu, presidenti Meta ka sqaruar se në konferenca del për të ndërgjegjësuar qytetarët që të votojnë pa frikë. Ai madje ka shkuar deri aty sa të thotë që në rast se LSI promovon njerëz që shkelin ligjin, populli duhet ta bojkojë në zgjedhje.

“Presidenti del për të ndërgjegjësuar qytetarët për të votuar pa frikë. Nëse ish-partia që kam themeluar unë dhe që drejtohet nga zonja Monika, përfaqëson oligarkinë, ta votojnë gjithë shqiptarët kundër, në qoftë se promovon banditë e të inkriminuar, ta votojnë kundër gjithë shqiptarët ta fshijnë nga faqja e dheut. Të ngelet pa asnjë votë. Nëse përpiqet të blejë votra e të bëjnë marrëzira të tjera, të gjithë ta votojnë kundër. Ja këtë bën Presidenti. Nuk janë dele shqiptarët. Që të bëhemi Kore e Veriut, tani ka përfunduar kjo histori. S’mund të dali as Serbia, as Mali i Zi askush tjetër përpara Shqipërisë në integrimin europian”, deklaroi ndër të tjera Presidenti Ilir Meta.

©MekuliPress/ Ndaje artikullin me familjen dhe miqtë tuaj. MekuliPress mbetet e pandikuar nga partitë politike. FOTO: No copyright infringement is intended.