SHBA u ka dhuruar 37 mjete të blinduara Forcave të Armatosura të Shqipërisë. Mjetet janë të mbrojtura dhe rezistente ndaj pritave të minuara. E ngarkuara me punë e SHBA-së në Tiranë, Moses-Ones u shpreh se Shqipëria po rritet si një lider rajonal në Ballkan. “Rritet mbrojtja e brendshme të Shqipërisë dhe të forcojë krahun jugor i NATO-s. Shqipëria po rritet si një lider rajonal në Ballkan. Bashkëpunimi midis forcave tona ushtarake nuk ka qenë kurrë më i forte”.

Ndërsa ministrja shqiptare e Mbrojtjes theksoi se ‘Ndihma e SHBA rrit performancën dhe sigurinë e ushtarakëve tanë. Mjetet do të mundësojnë zgjerimin e spektrit të detyrave dhe misionit të trupave tanë’ tha Xhaçka. Mjetet e reja do përdoren nga strukturat e FA, që janë pjesë e mbrojtjes kolektive të NATO-s. /MekuliPress.com/ 
Shpërndaje dhe Pëlqeje MekuliPress

MekuliPress është në prag të mbylljes. MBËSHTETE SOT GAZETARINË E PAVARUR DHE ORIGJINALITETIN E MEKULIPRESS. Kemi shumë nevojë për mbështetjen tënde, i dashur lexues. NA NDIHMO sot të paktën edhe me 1 Euro!