Gazetari i RTV Dukagjini me lajme FAKE!
 
Redaksia e lajmeve të RTV Dukagjini do të ishte mirë të distancohej (sa më parë) nga gazetari i tyre, Arben Ahmeti, për shpifjen dhe manipulimin që ai bënë publikut me të pavërtetat që ai i komenton në drejtim të së pavarurës MekuliPress!
 

Lexoni lajmin (e huazuar nga Botasot) në MekuliPress dhe komentin shpifës, dhe me të pavërteta, të “gazetarit” të RTV Dukagjini, Arben Ahmeti!

Kjo gënjeshtër publike, i një gazetari të RTV Dukagjinit, është edhe shkelje e kodit profesional dhe etik të gazatarisë.

MekuliPress kërkon, në emër të etikës profesioanle, dhe në shenjë respekti ndaj publikut, që RTV Dukagjini dhe gazetari i tyre të sqarohet sa më parë në publik për qëllimin e shpifjes dhe lancimit të gënjeshtrës në publik.

Ju pëlqen!

Facebooku/tweeter është kthyer në një vend ku turma idiotësh e kanë të drejtën e fjalës. Kjo është pafundësisht më se e vërtetë tani, ku kushdo mund të shkruajë çdo gjë, pa kontrollin cilësor të dikujt.

Gazetarët e improvizuar e të korruptuar, portalet e tyre, nuk kanë pjellë dicka të mirë për këtë shoqëri, pos pasuri për vete, e varfëri, lodhje dhe anarki në popull.

Njohësi i mirë e shkencave të mediave, Marshall McLuhan, thoshte: “Mendjet e një gjenerate të tërë janë deformuar nga televizioni, duke e transformuar publikun në një lodër që beson vetëm në atë që i pëshpëritet në vesh”.
Sot, televizioni klasik ka vdekë, tani rreziku i madh është tek media sociale dhe gazetarët e improvizuar, që në mungesë të shtetit, etikës, edukimit, arsimimit dhe profesionalizmit, shpifin, gënjejnë, shtijnë dhe xhelozojnë, e kështu, me këto dallavere pasurohen e fitojnë shumë nga audienca, e cila klikon në portalet e tyre për t’u informuar, ku, në fakt ai është vetëm një send, pra një mallë tregu i gazetarëve idiotë( e të improvizuar), për të nxjerrë lekë/para e për t’u pasuruar.

Pushteti i penës (gazetarisë) është tkurrur dhe qelbur shumë, kjo po dëshmohet ditë për ditë. Shiko portalet, televizionet dhe analistët e trashë e kokëtrashë të tyre: Dekadencë kulturore e njerëzore. Kthim në 1878!

Më mirë lexo mediat në anglisht, gjermanisht, frangjisht, italisht, norvegjisht, turqisht e kroatisht; Do të dalësh më kritik, më i informuar, e ndoshta, edhe më i menqur!

Më poshtë keni të shkrepur fjalët shpifëse të gazetarit të RTV Dukagjini:

 
Vlerësojeni të nderuar leues, se sa manipuluese dhe e rrezikshme është propaganda!
Ndoshta ju pëlqen!/MekuliPress/ Nëse keni shijuar këtë artikull, ndajeni atë me familjen dhe miqtë tuaj! MekuliPress mbetet e pandikuar nga partitë politike!