Sulmohet MekuliPress nga mediat e ish-pushtetit të korruptuar

Përsëri sulmohet MekuliPress dhe kryeredaktori i agjencionit, Gëzim Mekuli. Është portali propagandues, që ka përfituar me qindra mijëra euro nga pushtetet e korruptuara, ai që po e quan MekuliPress, edhe si “Artileri të rëndë”.

E vërteta dhe faktet, për sajuesin e lajmeve të rreme dhe për shpërndarësin e panikës në popull, pra për INSAJDERIN, konsiderohet si “goditje për armiqët”.

Për filozofinë gazetareske të MekuliPress dhe për kryeredaktorin e agjencionit, Gëzim Mekuli, nuk ka armiq, e as “artileri të rëndë”. Ne nuk jemi në luftë, ne kritikojmë guximshëm, sepse jemi të pakorruptuar, dhe zbulojmë gënjeshtrën dhe propagandën sepse lancojmë të vërtetën. Kaq!

Për Insajderin, MekuliPress qenka “artileri e rëndë”! Pse kaq shumë hiperbolizime e frikë nga e vërteta, zotërinjë të korruptuar?

Artikkulli:

Aktivizohet edhe artileria e rëndë e Kurtit, drejtuesi i mediumit pro qeveritar godet “armiqtë” e shefit