Dhuna ndaj gazetarëve sa vjen e shtohet, e kjo është edhe fundi i demokracisë dhe cenim i lirisë së shprehjes, shkruan MekuliPress. Mediat shqipe informojnë se tre persona e kanë sulmuar fizikisht mbrëmë gazetarin e Insajderit Visar Duriqin. Sulmi fizik ndaj tij është bërë nga persona ende të panjohur që e kishin pritur gazetarin Duriqi, para hyrjes së banesës së tij.

Gazetari Duriqi ka marrë lëndime dhe është trajtuar mbrëmë në Emergjencën e QKUK-së.

Mësohet se Duriqi ka marrë trajtim mjeksor pasi që i ka dhëmbët dhe hundën e thyer si pasojë e sulmit.

Ju pëlqen!

MekuliPress dënon aktin e dhunës ndaj gazetarisë se pavarur dhe njëkohëisht z. Duriqi i dëshiron shërim sa më të shpejtë.

©MekuliPress/ Ndaje artikullin me familjen dhe miqtë tuaj. MekuliPress mbetet e pandikuar nga partitë politike. FOTO: No copyright infringement is intended.