Kryeredaktori i web-faqes së Radio Televizionit të Kosovës, Altin Ahmeti është rrahur nga pesë persona sot në një lokal të Prishtinës.

RTK ka mësuar që ky sulm fizik ndaj gazetarit Ahmeti, ka ndodhur në lokalin “Friends Aveny” të kryeqytetit.

Edhe pse ende nuk dihen rrethanat se shkaqet se pse ka ndodhur një sulm i tillë, dihet se pesë personat kanë hyrë në këtë lokal dhe e kanë rrahur kryeredaktorin e web-faqes së RTK’së.

Ndërkaq, personi qe dyshohet per sulmin brutal është zyrtari i Telekomit të Kosovës, Gëzim Makolli.

“5 vetë më sulmuan dhe dolën duke më kërcënuar se do të më vrasin. Personi në fjalë është Gëzim Makolli. E ftova policine dhe prokurorine, nuk i di arsyet e sulmit”, ka thënë Ahmeti.

Policia dhe prokuroria janë në dijeni të ngjarjes dhe janë duke e hetuar rastin.

Dhuna ndaj gazetarëve është shqetësuese dhe kërcënuese për lirinë dhe për vet shtetin  e Kosovës. Kjo dhunë duhet ndaluar!