Të pushohesh nga puna nuk është kurrë një eksperiencë e mirë, por “sistemi tranzitor” suedez premton të bëjë më shumë se thjeshtë të të rikthejë sërish në “këmbë” .

Ky është premtimi i “sistemit tranzitor” unik në Suedi, një shërbim mbarëkombëtar i mirëqenies private për punëtorët të cilët kanë mbetur pa punë së fundmi për shkak të tepricave. Kështu kompanitë paguajnë në “Këshillat e Sigurisë së Punës”, të cilat ofrojnë trajnerë të aftë që tërheqin të papunët e rinj, i largojnë nga pluhuri dhe përputhen me aftësitë dhe ambiciet e tyre me tregun e punës.

Ekzistojnë 16 prej këtyre organizatave. Secila mbulon një sektor të ndryshëm të ekonomisë dhe kanë për detyrë të gjejnë punë të reja për punëtorët që kanë humbur punën e tyre për arsye ekonomike të vetë kompanive.

Si rezultat, Suedia ka nivelet më të mira të ri-punësimit në botë.

Reth 90% e puntorëve të pushuar janë kthyer në punë brenda një viti sipas OECD (Organizata Botërore për Kooperimin dhe Zhvillimin Ekonomik).