Për më shumë se një dekadë, një burrë mashtroj shtetin suedez për gradën e oficerit të tij. Oficeri i rrejshëm, ndër të tjera, punoj edhe në inteligjencë, shkruan MekuliPress.

Skandali i madh që goditi stafin e Mbrojtjes së Suedisë.

Një suedez me dokumentacione të rrejshme arriti të punësohej në institucionet më të larta dhe arriti të kishte qasje në sekretet e Mbretërisë, kështu njofton sot gazeta norvegjeze DN.

Historia e mashtrimit të thellë si në filma fillon qysh në vitin 1999. Burri, asokohe 19-vjeçar shkoi në një stërvitje përgatitore për oficer. Sidoqoftë, ai u detyrua ta ndërpiste shkollimin për oficer sepse doli se ai kishte gënjyer autoritetet për diplomën e tij nga shkolla e mesme.

Megjithatë, ai posedonte dokumnetet nga kursi i oficerit ku ishte përjashtuar. Ato dokumente ishin nënshkruar nga Kolonel Per Carlsson, një person që nuk ekziston, shkruan gazeta Dagens Nyheter , përcjell MekuliPress.

Ndoshta ju pëlqen!
Loading...

Duhej të mbronte sekretet e Suedisë

Që atëherë oficerit të rrejshëm i janë dhënë një sërë punësh të ndryshme, si në mbrojtjen suedeze ashtu edhe në Ministrinë e mbrojtjes.

Ai ishte kapiten në Kosovë dhe major në Afganistan.

Në Suedi, gjatë punës si “oficer”, ai ishte oficer në Kosovë, rekrutoi ushtarë për shërbime të huaja dhe gjithashtu ka stërvitur ushtarët për luftime në zonat urbane. Oficeri i rrejshëm ishte edhe Major në Afganistan.

Në 2007–2010 dhe në 2013 ai ka punuar në Shërbimin e Inteligjencës ushtarake suedeze “Must”. Këtu ai punoi, ndër të tjera, në mbrojtjen kibernetike të Suedisë.

Foto: Jonas Helmersson/Försvarsmakten

U zbulua nga roja bregdetare

Sipas Dagens Nyheter, “oficeri me letra” gënjeu për një provim nga Kolegji i Mbrojtjes. Në vjeshtën e vitit 2018 ai ishte zbuluar kur aplikoi për një vend pune në rojet bregdetare. Ata zbuluan se ai nuk kishte diplomë në shkencat politike, siç pretendonte ai.

Mbrojtja ishte informuar. Ministri i Drejtësisë i vendit dhe Ministria e Mbrojtjes gjithashtu duhet të kishin marrë informacionin për këtë mashtrim. Sidoqoftë, kjo ministri bëri pak për të ngadalësuar përparimin ushtarak të këtij njeriu, shkruan gazeta.
Në verën e vitit 2019 ai u emërua shef i shtabit për kontributin suedez të KB në Mali, derisa edhe u zbulua.

Ndoshta ju pëlqen!/MekuliPress/ Nëse keni shijuar këtë artikull, ndajeni atë me familjen dhe miqtë tuaj! MekuliPress mbetet e pandikuar nga partitë politike. Na ndihmoni!
Loading...