Hulumtuesi postdoktoral në Departamentin e shkencave politike të “Duke University”, Gent Carrabregu, ka shfrytëzuar llogarinë e tij në rrjetin social Facebook për t’i komentuar zhvillimet politike në Kosovë, përkatësisht deklaratën e fudit të kruet të LDK- së, Isa Mustafa, ku ky i fundit kishte thënë se: nënshtrimi i vërbert dhe i përjetshëm ndaj SHBA-së është pjesë e identiteit pooltik të partisë së tij, LDK-së, përcjell e pavarura MekuliPress.com

Cabregu argumenton se, asnjë populli që ka vetërespekt nuk do ta toleronte një parti me një diskurs tëntillë vetënënshtrues.
Më tutje, Carbregu ndërotnnjë paralele midis zellit të LDK -se për vetënënshtrim ndaj Amerkiesë dhe mardhënëieve të polullit sërbë me Rusinë, kus sipas tij, anipse Serbia ia ka borxhë ekzistencën e vetë Rusisë, prapëseprapë gatshmërie e e polullit dhe poltikës serbe për nënshtrim ndaj Rusisë është nën niveli pëmasave të LDK-së ndaj politikesë Amerikane.

Ky është shkrimi i plotë i Carabregut

Ndoshta ju pëlqen!
Loading...

Isa Mustafa sot në konferencë për shtyp (perifrazim): Nënshtrimi i verbër dhe i përjetshëm ndaj ShBA-së është pjesë e identitetit tonë politik si LDK.

Asnjë popull me pak dozë vetërespekti nuk do të toleronte një këso lloj partie. Kështu nuk shprehet asnjë nga partitë serbe për marrëdhënien e tyre me Rusinë, paçka se shteti serb ia ka borxh ekzistencën perandorisë ruse dhe, për më tepër, ndan me të lidhje kulturore shumëfish më të thella sesa ato që mund të ndajmë ne me ShBA-të. Por fatmirësisht populli ynë po ndryshon shumë më shpejt sesa ç’do donte LDK-ja, ndonëse ka akoma punë për të mbërritur tek një shumicë vendimtare që refuzon të bëjë homazhe përulëse para “arritjesh” të tilla si rezistenca paqësore, konferenca e Rambujesë, protektorati UNMIK/EULEX, pakoja e Ahtisarit, e me radhë. Pa u krijuar një shumicë vendimtare që refuzon filozofinë e historisë që ndodhet në themel të homazheve të këtillë, nuk mund të ketë rrugë drejt mëvetësimit të plotë. E motoja e kësaj filozofie të historisë që duhet ta hedhim poshtë me përbuzje është pikërisht ajo e fushatës së fundit elektorale të LDK-së: BESO! Të mposhtësh këtë filozofi historie, të ngulitur thellë në të pavetëdijshmen kolektive, është shumëfish më e vështirë sesa të mposhtësh në zgjedhje një parti si LDK-PDK-ja. Arsyeja është e thjeshtë: në Rambuje luajtëm bixhoz me aspiratat tona politike duke pranuar kthim në autonominë e anuluar më 1989 dhe “na e deshi.” Pse të mos besojmë atëherë, thotë ky lexim i historisë, që një nënshtrim i tillë i verbër do na shpaguhet edhe kësaj radhe kur superfuqia po kërkon të na e rrasë për gryke një marrëveshje të dëmshme me Serbinë? Ne e nënshkruajmë sikurse bëmë në Rambuje, pastaj rrethanat disi e shndërrojnë atë marrëveshje në letër të vdekur, dhe ne fitojmë! Beso, pra! Krejt angazhimi i Lëvizjes Vetëvendosje është një luftë e hapur ideologjike kundër kësaj logjike mbijetese. Beteja vazhdon…

Ndoshta ju pëlqen!/MekuliPress/ Nëse keni shijuar këtë artikull, ndajeni atë me familjen dhe miqtë tuaj! MekuliPress mbetet e pandikuar nga partitë politike. Na ndihmoni!