Edhe në doza të mëdha, ato nuk do të ndikojnë në imunitet për të iu mbrojtur nga koronavirusi.
Vitamina C dhe zinku nuk do të ndihmojnë të luftojnë Covid-19, edhe nëse përdoren në doza të mëdha.

Këtë e ka zbuluar një studim i ri, i cili ka përdorur faza testuese për të vërejtur përfitimet e të dy suplementeve, mirëpo si rezultat, ato nuk patën kurrfarë efekti.

Ato janë shumë të dobishme për të luftuar viruset e tjera, gripat dhe ftohjet, por ato duket se janë plotësisht të paefektshme ndaj koronavirusit.
Në studim u përdoren 214 të rritur të infektuar me Covid-19, dhe atyre iu dhanë doza të mëdha të vitaminës C dhe zinkut.

Ju pëlqen!

Një grup tjetër iu tha të pushojn mirë dhe të pinë ujë. Iu dhanë medikamente për të ulur temperaturën por asnjë suplement.

Si përfundim të dy grupet patën shërim të njëjtë, dhe personat që përdorën suplemente nuk patën asnjë përparësi në shërim.

Në fakt, dozat e mëdha të suplementeve vetëm sa shkaktuan probleme me tretjen, të përziera, diarre dhe dhimbje barku.

MekuliPress është në prag të mbylljes. MBËSHTETE SOT GAZETARINË E PAVARUR DHE ORIGJINALITETIN E MEKULIPRESS. Kemi shumë nevojë për mbështetjen tënde, i dashur lexues. NA NDIHMO sot të paktën edhe me 1 Euro!