Nga Cassella Carly

Shtëpitë ku jetojmë dhe ushqimi që hamë mund të përmbajnë kimikate, të cilat zvogëlojnë pjellorinë mashkullore, dhe kjo vlen si për burrat ashtu edhe për qentë e tyre, sugjeron një studim i ri. Kohët e fundit, ekspertët janë bërë gjithnjë e më shumë të shqetësuar, nga ajo që duket të jetë një “nivel i ulët tronditës”  në fertilitetin mashkullor të njeriut.

Sipas ekipit që kreu hulumtimin më të fundit, disa studime tregojnë se vetëm në 80 vitet e fundit ka pasur një rënie globale prej 50 për qind të cilësisë së spermës, dhe askush nuk mund ta kuptojë se pse po ndodh kjo. Pastaj, ne studiuam në këtë aspekt edhe qentë, dhe ky mund të jetë një çelës i rëndësishëm në këtë mister.

Në vitin 2016, një ekip në Universitetin e Notinghemit në Angli, zbuloi se cilësia e spermës kishte pësuar gjithashtu një rënie të dukshme tek qentë meshkuj, gjatë disa prej dekadave të fundit. Ndryshe nga hulumtimet mbi njerëzit, këtë herë shkencëtarët mund të gjurmojnë zvogëlimin e cilësisë së spermës tek kimikatet e rrezikshme në mjedisin dhe ushqimin e qenve.

Rezultatet e bënë ekipin e shkencëtarëve shumë kuriozë:A do të thotë kjo se ka diçka në mjedisin e përbashkët të qenve dhe njerëzve, që duhet bërë përgjegjës për këtë dukuri shqetësuese?

Kërkimet e tyre të reja, sugjerojnë me siguri se ky mund të jetë rasti. Veçanërisht, ekipi identifikoi 2 kimikate të prodhuara nga njerëzit, që gjenden zakonisht në shtëpitë dhe dietat tona ushqimore, dhe që kanë efekte negative të njëjta si tek spermatozoidi i qenve, ashtu edhe tek spermatozoidi i njeriut.

“Ky studim i ri mbështet teorinë tonë, se qeni i shtëpisë është në fakt një ‘pasqyrë’ e rënies së nivelit riprodhuest tek mashkulli njeri” -thotë Riçard Li, një biolog riprodhues në Universitetin e Noteinghemi. Duke përdorur mostrat e spermës nga 11 burra, dhe 9 qen në të njëjtin rajon, studiuesit testuan efektet e dy kimikateve të prodhuara nga njerëzit.

Njëra ishte pluhuri i zakonshëm DEHP, i cili gjendet zakonisht në qilima, dysheme, rroba dhe lodra, dhe që mund të hyjë në organizmin tonë përmes ushqimit dhe pijeve. Tjetri është Poliklorinuar Bifenil 153 (PB153), i cili i takon një grupi kimikatesh industriale, që janë zbuluar si ndotës organikë të qëndrueshëm në vitet 1960-1970.

Duke përdorur mostrat e spermës, dhe këto dy kimikate në nivelet e përqësndrimit që gjenden zakonisht në mjediset tona aktuale, studiuesit kanë kryer eksperimente identike mbi burrat dhe qentë. Me të dyja lëndët dhe kimikatet, efekti negative ishte reduktimi i lëvizshmërisë së spermës, dhe një fragmentim i shtuar i ADN-së së tyre.

Ndërsa madhësia e mostrave në këtë studim ishte e vogël, pasi ato ndërtohen mbi rezultatet e përputhshmërive, të gjetura në studimin e vitit 2016 mbi qentë, studimet e kaluara, si dhe studimet e tjera, që kanë treguar se këto kimikate janë të lidhura me efekte të padëshirueshme mbi pjellorinë tek njeriu.

“Ne e dimë se kur lëvizshmëria e spermës tek njeriu është e dobët, fragmentimi i ADN-së rritet, dhe se infertiliteti mashkullor, lidhet me rritjen e nivelit të dëmtimit të ADN-së tek spermatozoidet”- thotë autorja kryesore e studimit Rebeka Samer, biologe e zhvillimit në Universitetin e Notinghemit.

“Ne tani besojmë se e njëjta gjë ndodh edhe tek qentë e shtëpisë, pasi ata jetojnë në të njëjtin mjedis të brendshëm, dhe janë të ekspozuar ndaj ndotësve të njëjtë” .

Por studimi sugjeron se ne ndoshta mund t’i përdorim qentë tanë, për të kuptuar se si ndotja kimike e zvogëlon fertilitetin, dhe kjo mund të jetë e dobishme për dy arsye. Së pari, sepse studimet mbi pjellshmërinë e qenve, ndodhin pa asnjë alloj stigmatizimi që shoqëron studimet mbi njerëzit, dhe së dyti, pasi ndikimet e jashtme si dietat ushqimore, janë më të lehta për t’u kontrolluar tek qentë.

Science Alert – Bota.al