Sipas një studimi, ushqimi i orizit mund të ndihmojë në parandalimin e obezitetit. Ekspertët zbuluan se njerëzit të cilët ndjekin një dietë japonezë ose aziatike me bazë orizin kishin më pak gjasa për të shkuar drejt një obeziteti se ata të cilët jetonin në vende ku konsumi i orizit ishte i ulët.

Studiuesit thanë se dietat me karbohidrate të ulët – që kufizojnë orizin – janë një strategji popullore e humbjes së peshës në vendet e zhvilluara, por efekti i orizit tek obeziteti ka qenë i paqartë. Në Mbretërinë e Bashkuar, njerëzit konsumonin rreth 19g oriz në ditë, nën dhjetëra vende të tjera, përfshirë Kanadanë, Spanjën dhe SHBA –në.

Studiuesit kane llogaritur qe edhe një rritje modeste e konsumit te orizit prej 50g në ditë për person mund te reduktonte prevalencen boterore të obezitetit me 1% (nga 650 milion te rritur ne 643.5 milion).

Ju pëlqen!

Profesor Tomoko Imai, nga Kolegji i Grave të Arteve Liberale të Doshishës, Kyoto, Japoni, që udhëhoqi studimin, tha: “Shoqatat e vëzhguara sugjerojnë se niveli i obezitetit është i ulët në vendet që hanë orizin si ushqim kryesor.

“Prandaj, një ushqim japonez ose një dietë aziatike ushqimore e bazuar në oriz mund të ndihmojë në parandalimin e obezitetit. “Duke pasur parasysh nivelet në rritje të obezitetit në mbarë botën, duhet të rekomandohet të hahet më shumë oriz për tu mbrojtur nga obeziteti edhe në vendet perëndimore”.

Autorët arrite në një konkluzion se: “Prevalenca e obezitetit ishte dukshëm më e ulët në vendet me furnizim më të lartë të orizit edhe pas kontrollit të stilit të jetesës dhe treguesve socio ekonomike”.

Tam Fry, kryetar i Forumit Kombëtar të obezitetit, tha: “Ne kemi njohur për shekuj se popujt e largët lindorë kanë tendencë të jenë më të hollë se në perëndim, sepse orizi është një ushqim kryesor, por pak specialistë të obezitetit mund ta kenë vlerësuar se pse kjo ndodh.

Ada Xhagolli/MekuliPress.com/ 
Shpërndaje dhe Pëlqeje MekuliPress 

MekuliPress është në prag të mbylljes. MBËSHTETE SOT GAZETARINË E PAVARUR DHE ORIGJINALITETIN E MEKULIPRESS. Kemi shumë nevojë për mbështetjen tënde, i dashur lexues. NA NDIHMO sot të paktën edhe me 1 Euro!