Shkencëtarët italianë thonë se kanë identifikuar një molekulë që prodhohet nga vetë organizmi, por që gjendet edhe në natyrë, që është në gjendje të bllokojë koronavirusin e ri në fazat kur ngarkesa virale nuk është e lartë.

Zbulimi mban autorësinë e Universitetit Federiko II i Napolit dhe Universitetit të Peruxhias. Molekulat janë me natyrë steroide dhe disa prej tyre prodhohen nga mëlçia dhe zorrët.

“Është një substancë që gjendet në organizmin tonë, që bllokon hyrjen e virusit nëpër qeliza”, shpjegon Angela Zampella, drejtore e Departamentit të Farmakologjisë në Universitetin Federiku II në Napoli.

Ju pëlqen!

Zampella thotë se molekula në fjalë gjendet edhe në natyrë, ku përqëndrimi më i madh është tek vaji i ullirit. Studiuesit italianë shpjegojnë se kanë rënë në gjurmët e kësaj molekule pasi studimit të rasteve me koronavirus në ishullin e Sardenjës, një prej rajoneve të goditura më pak nga pandemia në Itali dhe krahasimi i të dhënave me zonat e tjera.

Studiuesit e munduan të zbulonin se çfarë qëndronte pas numrit relativisht të ulët të rasteve në Sardenjë dhe këtu identifikuan molekulën në fjalë. Sipas tyre, për shkak të konsumit të lartë të vajit të ullirit, banorët e këtij ishulli kishin përqëndrim më të lartë të kësaj molekule në organizëm në krahasim me banorët e zonave veriore të Italisë, aty ku ishte epiqendra e tragjedisë.

“Nevojiten studime të tjera në këtë drejtim, por besojmë se është një hap i mirë përpara për hartimin e një protokolli trajtimi për të infektuarit me simptoma të lehta dhe të moderuara, që do t’ua propozojmë autoriteteve”, sqaron Angela Zampella.(IlGiornale, HuffPost.it, gazeta “Si”)

Ndoshta ju pëlqen!/MekuliPress/ Nëse keni shijuar këtë artikull, ndajeni atë me familjen dhe miqtë tuaj! MekuliPress mbetet e pandikuar nga partitë politike!