Sipas një studimi të fundit, cilësia e spermës tek burrat amerikanë, europianë dhe australianë ka rënë në mënyrë drastike këto 40 vitet e fundit me një rënie prej 52.4% tëpërqendrimit të spermës. Janë shqyrtuar të dhënat e 185 studimeve nga 42 000 meshkuj nga e gjithë bota që nga viti 1973-2011 dhe përkufizohet frika se shëndeti riprodhues i meshkujve ka rënë. Shëndeti riprodhues mashkullor është një nga temat më të diskutuara të shkencës mjeksore këto vitet e fundit.

Disa studime të mëparshme kishin gjetur se cilësia e spermës kishte rënë, disa të tjerë kritikonin studimet që flisnin për faktorë si mosha e meshkujve të analizuar. Skepticizmi i këtij studimi lidhej me vështirësinë e krahasimit të regjistrave të një qendre fertiliteti të periudhës 1970 me ato të sotme dhe me faktin se sperma e një individi mund të variojë gjatë jetës së tij në varësi nga pesha, përdorimi i alkoolit dhe nga shumë faktorë të tjerë.

Studimi i referohet veçanërisht meshkujve të Europës, Amerikës dhe Australisë dhe sipas doktoreshë Swan mendohet se ka diçka specifike për këto kultura ose rajone që prekin spermën, nga ana tjetër është e mundur që të mos ketë mjaftueshëm të dhëna për të mbërritur në të tilla përfundime. Pikat më të rëndësishme të këtij studimi flasin për përqendrimin e spermës për atë që njihet si meshkuj jo të seleksionuar që akoma nuk e kanë provuar indeksin e fertilitetit.

Ju pëlqen!

Këta meshkuj që në studim kanë një profil më të ri, akoma nuk janë bërë prindër ose që nuk kanë partnere shtatzana. Studimi tregoi se këta meshkuj kishin një përqendrim mesatar prej 99 milionë për mililitër në vitin 1973, por që kishte rënë në një mesatare prej 47 milionë për mililitër në vitin 2011. Kjo është një shifër shqetësuese për kriteret e OBSH-së. Meshkujt me një përqëndrim poshtë 40 milionë konsiderohen të aftë për të ngjizuar dhe ata me një përqendrim poshtë 15 milionë për mililitër nuk janë të aftë të kenë fëmijë. Këto shifra na tregojnë raporte befasuese të meshkujve që po bien në kategori infertile dhe nënfertile, – shprehet doktoresha.

Ka disa teori mbi këtë që po u ndodh spermatozoidëve. Shumë shkencëtarë thonë se periudha më e ndjeshme mund të jetë gjatë tremujorit të parë, ndërsa sistemi riprodhues i fetusit në zhvillim mund të preket nga duhanpirja e nënës, stresi që ajo eksperimenton apo dhe ushqimet që ka ngrënë. Ekspozimi ndaj substancave kimike mund të ndryshojë nivelet hormonale të njohur si ndërhyrës endokrinë. Gjatë jetës së meshkujve ka edhe faktorë të tjerë që ndikojnë në përqendrimin e spermatozoidëve si pesticidet, plumbi, rrezet X, stresi dhe shumë faktorë të tjerë. Çështja e spermatozoidëve nuk lidhet vetëm me faktin e të bërit fëmijë ose jo.

Shëndeti i keq i spermatozoidëve lidhet me probleme kardiovaskulare, obezitetin, kancerin, me hospitalizimin dhe me vdekjen. Ndërkohë që jetëgjatësia e meshkujve po rritet në përgjithësi falë avancimeve në mjeksi, ushqime dhe kushte higjeno-sanitare, mendohet që edhe kjo dukuri të ndryshojë ndonjë ditë. / Laverdad.es/

Ndoshta ju pëlqen!/MekuliPress/ Ndaje artikullin me familjen dhe miqtë tuaj. MekuliPress mbetet e pandikuar nga partitë politike! FOTO: No copyright infringement is intended.