Cilësia e keqe e gjumit mund të çojë në një jetë seksuale jo të kënaqshme për shumë gra, zbulon një studim i ri

Gratë që bënin gjumë më pak cilësor kishin gati dy herë më shumë gjasa që të raportonin probleme të tilla si mungesa e interesit seksual ose kënaqësisë sesa të tjerat, sipas studimit të botuar në Menopause: The Journal of The North American Menopause Society.

Studimi zbuloi gjithashtu se cilësia e mirë e gjumit ishte e lidhur me të pasurit më shumë aktivitet seksual, një rezultat që “nuk befason askënd, apo jo?” tha autorja Dr. Stephanie Faubion, e cila drejton Qendrën e Klinikës Mayo për Shëndetin e Grave.

Ju pëlqen!

“Nëse vendosni gjumin ose seksin para një gruaje të lodhur, ajo do të zgjedhë gjumë çdo herë,” tha Faubion.

Por nuk janë vetëm gratë ato që përjetojnë mosfunksionime seksuale për shkak të gjumit të dobët. Prek edhe burrat.

Një studim i vitit 2009 zbuloi se apnea obstruktive e gjumit – një çrregullim potencialisht serioz, në të cilin frymëmarrja vazhdimisht ndalet dhe fillon – ishte i lidhur me mosfunksionimin erektil dhe vështirësitë seksuale tek burrat. Gjumi i keq gjithashtu çon në një rrezik më të lartë të mosfunksionimit të ereksionit.

Ka shumë faktorë të tjerë që lidhin gjumin me seksin. Orgazmat nuk janë vetëm relaksuese, por çlirojnë disa hormone që ndihmojnë në rritjen e cilësisë së gjumit për gratë dhe burrat pas seksit.

Tek gratë, për shembull, nivelet e estrogjenit rriten pas orgazmës dhe kjo mund të përmirësojë ciklet REM të gjumit dhe të promovojë një gjumë më të mirë gjatë natës.

Tek burrat, orgazma rrit prodhimin e një hormoni të quajtur prolaktin që nxit “gjumin e valëve të thella” – lloji që i duhet trupit për t’u qetësuar.

Burimet: CNN, Healthline

©MekuliPress/ Ndaje artikullin me familjen dhe miqtë tuaj. MekuliPress mbetet e pandikuar nga partitë politike. FOTO: No copyright infringement is intended.