Nëse mendoni se koha e kaluar në smartphone -in tuaj mund të kontribuojë në një dhimbje koke të pamëshirshme, keni të drejtë, zbulon një studim i ri.

Ky ishte rasti për një grup subjektesh në Indi të cilët u studiuan për të përcaktuar lidhjen midis përdorimit të smartphone dhe dhimbjeve të shtuara të kokës.

U studiuan 400 persona me një sëmundje klinike të dhimbjes së kokës, sikurse migrena, dhimbje koke tensioni dhe lloje të tjera. Pasi i pyetën pjesëmarrësit për përdorimin e smartphone-ve, historinë e dhimbjes së kokës dhe përdorimin e ilaçeve, ata zbuluan se përdoruesit e smartphone kanë më shumë të ngjarë të përdorin më shumë ilaçe për dhimbje koke.

“Raportet e gjetura në studim, nxisin mundësinë që përdorimi i smartphone-ve të jetë një shkas i mundshëm për përkeqësimin e dhimbjes së kokës.”, tha Dr. Deepti Vibha, autor i studimit dhe profesor  i neurologjisë në Institutin e Shkencave Mjekësore në Indi në New Delhi.

Ndërsa hulumtimi, i cili u botua të mërkurën në revistën Neurology: Practice Clinical, nuk arsyeton shkakun fiks të lidhjes midis celularëve inteligjentë dhe dhimbjeve të kokës, teori të ndryshme tregojnë se ulja e qafës për të parë celularin apo drita e ekranit që dëmton sytë, mund të jenë shkaktarët kryesorë.