Qytetarët e Strugës i dhanë lamtumirën e fundit, 21 vjeçarit Nexhip Vrenezit që më 2 nëntor u vra në sulmin terrorist në qendër të Vjenës.

Lajmin për varrimin e tij e kanë bërë të ditur familjarët, duke theksuar se lamtumira e fundit djalit të tyre iu dha sot në mesditë.

Në ceremoninë e varrimit ishin të pranishëm qytetarë nga Struga dhe vendbanime tjera, por edhe mërgimtarë të ardhur nga Austria dhe vendet e tjera evropiane.

Ju pëlqen!

21-vjeçari natën e 2 nëntorit ishte ndër katër viktimat të pafajshme dhe mbi 20 persona të plagosur që u sulmuan nga një grup terrorist në mesin e të cilëve ishte Kujtim Fejzullai, që u ekzekutua nga policia austriake.

Nexhipi atë natë kishte dalur me familjar për të festuar punësimin e tij.

Lexo po ashtu:  Negavci i VV-së: "Rexhep Hoti (LDK) i ka shpenzuar 30 mijë e 318 euro për mëditje, akomodim, drekat zyrtare, kredi kartat... +"
----->>>> MekuliPress është në prag të mbylljes. Kemi shumë nevojë për mbështetjen tënde, i dashur lexues. NDIHMO sot median e pavarur dhe origjinalitetin e MekuliPress. Dhuro SOT, të paktën, edhe 1 Euro! Faleminderit!