Ndërkohë që prodhuesit botëror të makinave po garojnë me automjete elektrike të mëdha e që bëjnë distanca të gjata, për shkak të rregullave të ndotjes, rivalët japonezë kanë ndërmarrë një qasje tjetër.

Ata po përpiqen të prodhojnë modele më të vogla, të lira dhe që bëjnë distanca më të shkurtra, për ta bërë më të aksesueshme teknologjinë e kushtueshme të baterive.

Në Shfaqjen e Makinave në Tokjo, Nissan, Toyota dhe prodhues të tjerë kanë prezantuar prototipe të makinave elektrike me një deri në dy vende, që janë projektuar për distanca të shkurtra dhe me shpejtësi maksimale të limituar.

Prodhuesit mendojnë se këto modele janë më të përshtatshme për rrugët e ngushta të Japonisë dhe vendet e pakta të parkimit, në një shoqëri që po plaket shpejtë.

Japonezët presin që këto makina të arrijnë me kalimin e kohës trendin botëror,  ndërkohë që rritet popullsia e moshuar.

Megjithatë, ka dyshime që këto makina do funksionojnë jashtë Japonisë. Strategjia e Japonisë bën kontrast me atë të General Motors, Volkswagen dhe lojtar të tjerë botëror, që po përqendrohen në makina me përmasa normale, përfshirë SUV, për të konkurruar me Modelin 3 të Tesla, që është më i shituri.