Turqia dhe Greqia kanë vendosur të nisin diskutimet me ndërmjetësimin e NATO-s. lajmin e ka dhënë sekretari i Përgjithshëm i Aleancës, Jens Stoltenberg që ka njoftuar se ka zhvilluar biseda me liderët grek dhe turq.

Të dy aleatët kanë rënë dakord për diskutime teknike përmes NATO-s, për krijimin e mekanizmave për shmangien e konfliktit ushtarak dhe reduktimin e rreziqeve për incidentev dhe aksidenteve në Mesdheun Lindor, tha ai.

Më herët presidenti turk Erdogan deklaroi se ishte i gatshëm për diskutime me palën greke dhe gjithkënd përveç Qipros. Ai ka lënë të kuptohet se i është përgjigjur pozitivisht kërkesav të SHBA për të shmangur konfliktin dhe ka bërë të qartë se pavarësisht të gjithave Turqia nuk heq dorë nga të drejtta e veta. Më pas një përfaqësues i lartë turk ka shtuar se marrëveshja detare me LIbinë është e panegociueshme.