Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, ka paralajmëruar “pasoja të rënda për Rusinë”, nëse presidenti rus Vladimir Putin do të përdorte armë bërthamore në Ukrainë, mes retorikës së përshkallëzuar nga Moska dhe aleatët e saj.

“Retorika bërthamore është e rrezikshme. Është e pamatur”, tha Stoltenberg për NBC të dielën, transmeton Telegrafi.

Çdo përdorim i armëve bërthamore do të “ndryshonte natyrën” e konfliktit në Ukrainë”, shtoi ai.

Ju pëlqen!

“Një luftë bërthamore nuk mund të fitohet dhe nuk duhet të luftohet kurrë. Dhe ky është një mesazh që NATO dhe aleatët e NATO-s ia përcjellin qartë Rusisë”, tha ai.

Vërejtjet e Stoltenberg pasojnë disa nga retorikat më të mprehta të Putinit deri më sot mbi gatishmërinë e Moskës për të përdorur forcën bërthamore ndërsa fushata e saj ushtarake pëson disfata në Ukrainë.

Udhëheqësit perëndimorë dhe zyrtarët e qeverisë besojnë se ky kërcënim është rritur që nga e premtja, kur Putini aneksoi zyrtarisht katër rajone ukrainase, dhe i shpalli territor rus.

Që atëherë, forcat ukrainase thonë se kanë rimarrë qendrën kryesore hekurudhore të Lyman, në Ukrainën lindore, në jug të Donetskut.

MekuliPress është në prag të mbylljes. MBËSHTETE SOT GAZETARINË E PAVARUR DHE ORIGJINALITETIN E MEKULIPRESS. Kemi shumë nevojë për mbështetjen tënde, i dashur lexues. NA NDIHMO sot të paktën edhe me 1 Euro!