Jens Stoltenberg, sekretari i përgjithshëm i aleancës ushtarake, paralajmëroi sot se luftimet në Ukrainë mund të dalin jashtë kontrollit dhe të shndërrohen në një luftë midis Rusisë dhe NATO-s. “Nëse gjërat shkojnë keq, ato mund të shkojnë tmerrësisht më keq.”, u shpreh Stoltenberg, raporton Sky News.

“Është një luftë e tmerrshme në Ukrainë. Është gjithashtu një luftë që mund të përhapet në një luftë të madhe midis NATO-s dhe Rusisë. Ne po punojmë për këtë çdo ditë për ta shmangur atë.” Stoltenberg shtoi se është e rëndësishme të shmanget një konflikt që përfshin më shumë vende në Evropë.

Kujtojmë që Kremlini ka akuzuar aleatët e NATO-s se janë bërë palë në konflikt duke i ofruar Ukrainës armë, duke trajnuar trupat e saj dhe duke ndihmuar inteligjencën ushtarake për të sulmuar forcat ruse.