Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg ka deklaruar se aleanca synon të rrisë në mënyrë cilësore forcën e reagimit të shpejtë.

Ne do të transformojmë njësitë e përgjigjes së shpejtë dhe të emergjencës në 300 000 trupa, ka thënë ai para mbajtjes së samitit të Madridit.

Stoltenberg ka shtuar se disa pjre grupe luftimi në Europën Lindore do të përforcohen deri në nivel brigade, duke përcjellë një mesazh frenimi për Rusinë.

Ju pëlqen!

Në Samit pritet që aleanca të ndryshojë edhe përkufizimin e Rusisë e cila në vitin 2010 u cilësua partner strategjik.

Mekuli Press është në prag të mbylljes. Kemi nevojë për mbështetjen tënde, i dashur lexues. Na ndihmo sot edhe me vetëm 1 Euro! - FOTO: No copyright infringement is intended.