Shkrimtari i mirënjohur i romaneve horror e ka shokuar publikun me komentet për kriteret e ndarjes së çmimeve.

Stephen King i ka tërhequr komentet e tij kontroverse për diversitetin dhe ceremoninë e çmimeve Oscar. Në një ese të gjatë që e shkroi për “Washington Post”, ai pohon se Oscari është i manipuluar në dobi të të bardhëve.

King i zemëroi autorët dhe fansat pasi e postoi komentin në Twitter: “Kur votoj për një publikim si anëtar i Akademisë së Filmit, nuk e marr fare parasysh dallimin gjinor dhe racor në kuadër të çështjeve artistike. Vetëm cilësinë. Unë çdo mënyrë tjetër e konsideroj të gabuar”. King mund t’i kandidojë filmat në tri kategori “Oscar”: filmi më i mirë, skenari i adaptuar dhe skenari origjinal, kështu që me këtë rast e komentoi mungesën e njohjes për femrat dhe artistët zezakë në ndarjen e sivjetme të çmimeve.

Ju pëlqen!

“Ta hajë dreqi, Stephen. Mendova që je më i mirë se kaq. Duhet ta kesh të qartë se dallimi dhe cilësia nuk janë dy tipare të ndara, as nuk e kundërshtojnë njëra-tjetrën. Përveç, mbase, në mendjen e një fanatiku,” komentoi Nora K. Jemisin. autorja e “The Hundred Thousand Kingdoms”.

Me të u darkorduan edhe shumë kolegë, të cilët shprehën keqardhje që një njeri i madh si King mund të jetë aq mendjengushtë, shkruan KOHA Ditore. Ata besojnë se cilësia është kudo, por që shumica e industrive besojnë në cilësinë e një mesatareje demografike – raporton Guardian.

King pastaj e shtoi edhe një postim tjetër për ta shpjeguar qëndrimin e tij të mëparshëm:

“Gjëja më e rëndësishme të cilën ne si artistë dhe krijues mund ta bëjmë është të sigurohemi që të gjithë e kanë një shans të barabartë, pavarësisht gjinisë, ngjyrës apo orientimit. Për momentin, njerëzit e tillë keqkuptohen, jo vetëm në art. Nuk mund ta fitoni një çmim nëse përjashtoheni nga gara për të njëjtat gjëra”.

Autori i njohur i zhanrit horror e shkroi një ese për Washington Post në të cilën theksoi se postimi dhe mesazhi i tij ishin nxjerrë nga konteksti. Ai në fakt tha se ata që vendosin për ndarjen e çmimeve duhet të jenë të verbër ndaj çdo dallimi (racor, gjinor dhe demografik) në mesin e artistëve. Shkrimtari pretendon se ai nuk tha që filmat, librat, shfaqjet dhe muzika që janë në fokusuar në dallimin ose pabarazinë nuk mund të jenë vepër e një gjeniu krijues. Mund të jenë dhe shpesh janë.

King në esenë e tij e vazhdoi tezën origjinale për atë që gjyqtarët duhet të jenë të verbër, por se kjo nuk është një botë e përsosur, sepse loja (Oscar) është e kurdisur për të fituar të bardhët. Ai e vendosi theksin në përqindjen e përbërjes demografike të votuesve për çmimin “Oscar”: 32 për qind janë femra dhe vetëm 16 për qind grupe minoritare.

“Vlerësimi i punës së dikujt sipas çfarëdo standardi tjetër, përveç paanshmërisë totale është fyes dhe e dëmton punën e të gjithë artistëve të shkëlqyer. Ne nuk jetojmë në botën e përsosur, ndërsa kandidimet e sivjetme të ndarjes së çmimeve “Oscar” edhe një herë e konfirmojnë këtë. Ndoshta një ditë do të mundemi? Mund të ëndërroj, apo jo? Në fund të fundit, unë trilloj tregime për të fituar para”, theksoi King.

MekuliPress është në prag të mbylljes. MBËSHTETE SOT GAZETARINË E PAVARUR DHE ORIGJINALITETIN E MEKULIPRESS. Kemi shumë nevojë për mbështetjen tënde, i dashur lexues. NA NDIHMO sot, të paktën edhe me 1 Euro!