Stephanie Frappart, 37 vjeçe, do të jetë gjyqtarja e parë femër që do arbitrojë në Kampionatin Evropian, pasi u emërua në mesin e 18 gjyqtarëve që do të administrojnë drejtësinë në EURO 2020.

Ajo do të aktivizohet në Kampionatin Evropian si arbitri i katërt ose ndihmës rezervë, njoftoi Federata Evropiane e Futbollit (UEFA).

Francezja ka qenë në futbollin e meshkujve për një kohë të gjatë. Kështu, ajo qe arbitrja kryesore në Super Kupën e vitit 2019 në duelin midis Liverpool dhe Chelsea. Në vitin 2014, ajo u bë gruaja e parë që arbitroi në Ligën e Dytë Franceze, më pas në Ligën e Parë Franceze.

Ju pëlqen!

Edicioni i gjashtëmbëdhjetë i EURO 2020, i cili është shtyrë për këtë vit për shkak të pandemisë së koronavirusit, do të fillojë në stadiumin “Olimpico” në Romë më 11 qershor dhe do të zgjasë deri më 11 korrik 2021.

©MekuliPress/ Ndaje artikullin me familjen dhe miqtë tuaj. MekuliPress mbetet e pandikuar nga partitë politike. FOTO: No copyright infringement is intended.