Kaos në Nyon në lidhje me mbylljen e Champions 2020. Në ditët e fundit Stambolli ka shprehur disa dyshime mbi mundësinë për të pritur finale me dyer të mbyllura, duke lënë të hapur edhe hipotezën për të bërë një hap pas e për tu tërhequr. Këtë mundësi Uefa po e vëzhgon me kujdes, duke ëkrkuar destinacione të tjera si alternative. Në detaje, për momentin, janë tre opsionet më të nxehta: Lisbona, Doha ose Gjermania.

Për momentin janë vetëm zëra që janë sjellë në focus nga Neë York Times e pastaj edhe mediat e tjera, por shpejt për aktin e fundit të Champions mund të vijnë lajme zyrtare nga Nyon. Në 17 qershor në selinë e Uefa-s është planifikuar një mbledhje e rëndësishme e duhet të njoftohen vendime përcaktuese për fatet e Champions e Europa League. Si përsa i përket formulës së turneve, ashtu dhe për datat e vendet.

Nëse Turqia do të heqë dorë nga organizimi në fund të gushtit i finales së Champions, mbi tavolinën e Ceferin janë edhe tre kandidatura që duan ti marrin vendin. E para është pista gjermane. E fortë nga protokolli që i ka lejuar të rinisë përpara kampionateve kryesore europiane, Gjermania mund të jetë një zgjedhje me standarde të larta sigurie.

Ju pëlqen!

Në alternativë mund të marrë prioritet Doha si një vend unik ku të luhen 1/8, cerekfinalet, gjysëmfinalet e finalja. Një zgjidhje interesante, që do ta spostonte turneun në “fushë neutrale”. Në fund mbetet e vlefshme edhe idea Lisbona. Sipas asaj që filtrohet, kryeqyteti i Portugalisë e ka avancuar kandidaturën e tij në rast të tërheqjes së Stambollit e nuk përjashtohet mundësia që të merret në konsideratë të madhe nga krerët e Uefa-s. Finalja e Champions 2020 është në kërkim të një “shtëpie”.

Ndoshta ju pëlqen!/MekuliPress/ Nëse keni shijuar këtë artikull, ndajeni atë me familjen dhe miqtë tuaj! MekuliPress mbetet e pandikuar nga partitë politike!