Autoritetet në Pekin kanë njoftuar se në 24 orët e fundit, nuk është regjistruar as edhe një rast i ri me COVID-19 në kryeqytetin kinez.

Që nga fillimi i qershorit kur ishte raportuar rritja e rasteve të reja me COVID-19 në Pekin, për herë të parë në këtë vend nuk është regjistruar as edhe një rast në 24 orët e fundit.

Megjithatë autoritetet janë duke hetuar se çfarë kishte shkaktuar rritjen e rasteve të reja me coronavirus, duke marrë parasysh faktin se ky vend ishte futur në izolim total për muaj të tërë.

Besohet se coronavirusi është shfaqur në një treg të kafshëve, ku në mungesë të higjienës dhe vendit adekuat janë therur kafshët, gjaku i të cilave ka qëndruar me javë të tëra në këtë hapësirë.