Ato kombe e shoqëri që kan mbetur në “gjysmë të rrugës”, por edhe ato shoqëri përparimtare, kanë nevojë për media të shkolluara dhe gazetarë të lexuar.

Gëzim Mekuli

Përgjegjësi e mediave është që këto t’i shërbejnë në mënyrë të shëndoshë popullit. Mediat shqipe në Kosovë janë në garë, se kush do të fiton më shumë shiques, dëgjues e lexues. Pra, kush do të ketë më shumë reklama e para.

A e kanë „harruar“ mediat rolin e tyre në shoqëri?


Së voni gazetari i nderuar i KTV-së, Adriatik Kelmendi ftoi si musafir në studio UDBashin e Serbisë, Mehmet Loci. Do të jem i drejtëpërdrejtë; Unë mendoj se kjo ftesë ishte e parakohshme, e ngutshme dhe aspak profesionale.

Ndoshta ju pëlqen!
Loading...


Gazetaria jonë ka “një problem”: Nuk mund të dalloj sferën private nga sfera publike. Hapsira private të takon ty, është e jotja dhe ti je ai që e strukturon dhe e udhëheqë atë. Ndërsa hapsira publike eshtë krejt tjetra; nuk është e jotja, ti nuk ke të drejte të imponosh deshirat, qëllimet dhe intereset e tua private. Hapsira publike është e të gjithëve, është interes i përgjithshëm. P.sh. Musafirin e shtëpisë tënde nuk mund t,a ftosh si musafir edhe në median publike. Këtu janë shumë faktorë që determinojnë vlerat e një ndodhie, interesi apo një ngjarje, e që kjo të klasifikohët e të shpërthej në hapsirën publike si lajm për interesin publik. Pra, duhet “të sheshohet”, nëse lajmi dëmton, çorienton apo e lehtëson jetën e qytetarëve. E pra, të bëhesh gazetar, duhet të kesh aftesinë dhe ndjenjën intelektuale që “të shofësh edhe pas bregut”.

Spiuni Mehmet Loci dhe gjuha e tijë në RUBIKON



Gjuha, fjala e shkruar, si kurrë njëherë më parë, është shndërruar në një mjet të fuqishëm për të ndikuar e drejtuar proceset politike. Ca do të thonë se kjo nuk është asgjë e re. Kjo punë dihet! Por, si asdhenjëherë më parë gjuha, teksti dhe fotografia nuk kanë pasur mjetin dhe mundësinë për të depërtuar edhe atje ku më parë as që mund të ëndërrohej. Duke parë këtë përparësi shumëdimensionale, UDB-ashi e spiuni i Serbisë Mehmet Loci, shfrytëzoj fjalën, pra rrëfimin e tijë, për të “ndryshuar” dhe zbukuruar realitetin e jetës dhe të punës së tijë si spiun në UDB-ne e Serbisë, dega në Pejë.
Më duhet të pranoj, se „gazetaria e luksit“, këto ditë, „më vrau“. Pas plot 29 vitesh mu rikthyen pamjet e rënda; pamje që deshtiroja ti mos i kujtoja asdhenjëherë. 

Si ndodhi kjo?

Në këtë gjendje të rëndë, e në këtë zezonë më riktheu fjala, fotografia dhe gjuha e manipuluar e puntorit të sigurimit jugoserb, i njohur në Pejë e rrethinë, si UDB-ashi Mehmet Loci. Shqetësimi im ishte i thellë, sepse po pastrohej moralisht e politikisht UDB-ashi famëkeq Mehmet Loci. E kush po e rehabilitonte?; Gazetaria e keqe shqipe. 

Nuk dua fare të përqëndrohem në ate se çfarë kam degjuar për këtë “supovc”. Këtu dua të shprehë zemërimin dhe dëshprimin tim si qytetar. Dua botërisht ta tregoj zhgënjimin tim për rolin jo human e mjegullues të gazetarise sonë shqipe, dhe rrugën kah po shkon kjo. 

Unë e kam përjetuar „hafijen e Serbisë“, Mehmet Locin. Po, po, e kam përjetuar keq, tmerrësisht shumë keq. Dhe jo vetëm unë, por e tërë familja ime u traumatizua dhe helmua nga UDB-ashi Mehmet Loci.
Mehmet spiuni ishte i frikshëm, i fortë, i egër, i pjekur në moshë, ishte shtazë e uritur, i pangopshëm dhe i pamposhtur.

Spiuni Mehmet Loci e kishte Serbinë atdhe dhe, ajo i qëndronte pranë, e ushqënte këtë. E unë isha i dobët, frigohesha shumë, i butë e i thyeshëm. Unë s’kisha atdhe! Atë e kisha larg! Atdheu po ribëhej e nuk po më qëndronte pranë… Unë kisha 18 vjet, isha student e me shpresa shumë, e ai, UDB-ashi pejanë, ishte (ashtu me dukej mua) “Hitleri me prejardhje nga Peja”.
Të gjitha këto përjetime u ringjallën tek mua dhe tek familja ime pasi që pamë në hapsirën publike mbeturinën e SUP-it nga Peja. Fjala e tijë e mbështjellur me gënjeshtra e shpifje, sigurija e tijë në karrikën e studios, të shqëtësonte e të nervozonte. Gjuha e tijë e mbushur me propagandë sllave, dhe lufta e tijë speciale, e menduar mirë, dhe e lansuar përmes medias shqipe, „të vriste“. Fotografia e tijë, e pa kohë, të pushkatonte, poashtu. 


Çoroditja dhe tërbimi pas lakmisë, karierës dhe shkëlqimit të pamerituar, bëri që spiunët dhe torturuesit e rinisë shqiptare, të jenë aktorë politik, dhe fjala e tyre të zë vend në publik. Po, ne jemi të interesuar për debatin dhe lajmin e oreientuar mirë, e që i sjellë shëndet e të mira popullit, por nuk jemi për lajmin e debatin e njerëzve që dhunuan, rrahën, torturuan, përgjakën dhe burgosën me qindra mijëra shqiptarë. Pse? Sepse besonin në të qenurit shqiptar. Ja, ky ishte mëkati politik! 

“Gazetaria e lakmisë” më frikësoj, jo për veten time, por më shumë më frikësoj për faktin, se në çdrejtim po shkon gazetaria shqipe, kah po orientohet debati ynë, si po shpërqëndrohet vëmendja e opinionit. 

Këtu më duhet të ngrisë një pyetje: A ka njohuri gazetaria jonë për fuqinë e fjalës dhe shqetësimin që „fotografia e shëmtuar“ sjellë tek mendja e kujtesa e një populli.

Pyes përsëri këta gazetarë, se si do të reagonin hebrenjët, francezët, anglezët, rusët, pra viktimat e Gjermanise naciste, sikur në televizionet e kohës, do të ftoheshin si mysafir spiunët dhe bashkpunëtorët e “Geheime Staatspolizei” (policisë sekrete të Gjermanise Naciste, 1933–1945). A e dini se si do të reagonte populli dhe viktimat e këtij regjimi? Unë e di! 

Sa isha i burgosur dhe në hetuesi, spiuni i Serbisë Mehmet Loci, gjatë hetuesisë agresive për aktivitetin tim politik; “agjitacion dhe propagandë nacionaliste, kundërrevolucion, irredentizëm dhe nacionalizëm shqiptar”, me zë të lartë e me përplasje të grushtave mbi tavolinë, zakonisht në orët e hershmetë mengjezit, me çjerrej dhe më ulurinte: “A e din ti se Kosova është midisi i Serbisë”, «A e din ti, se Beogradi është shpija jonë”. Me kujtohet, se si më torturonte dhe përsëri vazhdonte: “Ti don me shkru kunder Serbisë, more pis, more nacionalist. Ti don Republikë, aaaaaa?”, “Ty të ka marrë në qafë familja jote“, “Ku e ke famljen tash, hëëëëë?”, “Na kemi me ju vjerrë për së gjalli”. 

Dhuna që ushtroj spiuni i JugoSerbisë me shokët e tijë është «e përshkrueshme», por e papërshkrueshme është pamja vizuele dhe gjuha e tijë në mediat shqipe! Në vend se këto mbeturina të UDB-së të izolohen e të gjykohën nga gjykata e gjkatës të pavaruar, për krimet ndaj njerëzimit, këta edhe po nderohen dhe po rrespektohen nga gazetaria e keqe. Gazetaria e UNMIK-ut, tanimë, po tregon edhe prodhimet dhe sukseset e saja. Suksesi i kësaj gazetarie është kontrrolli i debatit dhe sajimi i «shqiptarëve të ndershëm». (posteni albanci, gj. serbe). 

Unë “s’pata kondicion” të kyqem në “debatin“” me UDBashin, Mehmet Loci. Sepse nuk pata fuqine që t’a përcjellja propagandën e tij kundër shqiptarëvet. Unë nuk pata durimin të shof një UDBash në median shqipe, i cili prej aty, përsëri dhe pa frikë, në ofanzivë mbronte intereset e çetnikëve të Beogradit.

Pata shumë qefë që ta kujtoj ketë spiun, se çfarë përjetova sa isha “n’dorën e tij” gjatë hetuesisë në burgun famkeq të Pejës.

Tani pata nevojë t’i them, se unë jam i fortë, e ti i dobët! Pata dëshirë t’i them, se tani unë kam Atdhe, e t’i je pa të!
Pata lazëm t’i them, se tani unë kam familje, e t’i je pa të!
Pata dëshirë t’i them se unë, ideja ime, bindja ime janë të pamposhtura. Sepse unë dhe populli e ndërtuam Republikën e Kosovës. (E, nuk do të ndalemi deri tek rindërtimi i Shqipërisë së Bashkuar).

Dhe për fund disa fjalë prindërve të mi të mëdhenjë: Babi e Mami, (Ty mami që nuk je më në këtë botë, e që rëndë e përjetove burgosjen time), u jam borxhli e faleminderues për edukatën, kulturën dhe brymosjen me idealet më fisnike që i duhen një njeriu: sinqeritetin, atdhedashurinë, moslakminë dhe guximin. 

Qofsha edhe unë si ju!
Pastë Noka fatin tim!

/Botuar më 03. 02. 2014 në shtypin e Tiranës dhe të Prishtinës/MekuliPress/ 

Ndoshta ju pëlqen!/MekuliPress/ Nëse keni shijuar këtë artikull, ndajeni atë me familjen dhe miqtë tuaj! MekuliPress mbetet e pandikuar nga partitë politike. Na ndihmoni!
Loading...