Dhomat e Specializuara të Prokurorisë që funksionojnë në kuadër të  Gjykatës Speciale e kanë ftuar edhe një ish pjesëtar të UÇK-së.

Agim Kuqi nga Suhareka është ftuar në cilësinë e të dyshuarit për t’u intervistuar nga Specialja.

Këtë për lajmi.net e ka konfirmuar vetë Kuqi, i cili po ashtu ka treguar se është ftuar në cilësinë e të dyshuarit.

Kuqi është i afërt i deputetit të AAK-së, Blerim Kuqit i cili ditë më parë po ashtu mori ftesë nga Specialja.

Ju pëlqen!

Kujtojmë, se Prokuroria e Specializuar ka ftuar edhe figura të profilit të larët për intervistim, duke përfshirë Sylejman Selimin, Sami Lushtakun dhe Rrustem Mustafën.

Lexo po ashtu:  AKP-ja konfirmon se përkundër pengesave nga biznesmeni Tafilaj, e rikthej nën administrim shtetëror “AgroKosova Holding”
----->>>> MekuliPress është në prag të mbylljes. Kemi shumë nevojë për mbështetjen tënde, i dashur lexues. NDIHMO sot median e pavarur dhe origjinalitetin e MekuliPress. Dhuro SOT, të paktën, edhe 1 Euro! Faleminderit!