Më 24 maj 1891, u themelua instituti i parë femëror në Shqipëri, “Kyrias”.

Hapja e këtij instituti ishte kurorëzim i përpjekjeve të atdhetares dhe nismëtares së organizimit të arsimit shqip për femra, Sevasti Dako Qiriazi.

Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave thekson se, Sevasti Qiriazi ishte gruaja e parë shqiptare që studioi në “Robert College” në Stamboll.

Ju pëlqen!

Pas studimeve, në vitin 1891, ajo u kthye në Shqipëri dhe ndihmoi në ngritjen e shkollës së vashave në Korçë. Së bashku me motrën e saj Parashqevi Qiriazin, ishin mësueset e para të shkollës së vajzave që u hap në vitin 1891 në Korçë.

Ka hartuar dhe redaktuar një sërë tekstesh shkollore bashkë me të shoqin, Kristo Dakon. Ka qenë pjesëmarrëse në të dy kongreset e rëndësishme që hodhën themelet e alfabetit dhe arsimit shqiptar, Kongresin e Manastirit dhe atë të Elbasanit. Ka bashkëpunuar ngushtë me grupet patriotike shqiptare që gjendeshin jashtë vendit dhe më së shumti me Ismail Qemalin. / atsh /

Lexo po ashtu:  20 vjet më parë u largua ushtari i fundit serb nga Kosova
MekuliPress është në prag të mbylljes. Kemi shumë nevojë për mbështetjen tënde, i dashur lexues. NDIHMO sot median e pavarur dhe origjinalitetin e MekuliPress. Dhuro SOT, të paktën, edhe 1 Euro! Faleminderit!