Sot në ora 14:00 ka filluar intervistimi i presidentit Hashim Thaçi në Dhomat e Specializuara.

Në tri ditët e kaluara, presidenti i Kosovës, ish-Drejtori Politik i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës është intervistuar për secilën ditë nga plot gjashtë orë, shkruan lajmi.net.

Sipas burimeve të lajmi.net, sot pritet të jetë dita e fundit e intervistimit të presidentit Thaçi në Dhomat e Specializuara të Gjykatës Speciale.

Ju pëlqen!

Ditën e parë të intervistimit të tij, presidenti i Kosovës u deklarua për media duke treguar se ka dëgjuar shkëmbime teknikalitetesh midis avokatit të tij dhe prokurorëve.

E në dy ditët e tjera të intervistimit, presidenti Thaçi nuk foli para mediave.

Në ndërkohë, po në ditën e parë, ish-Drejtori Politik i UÇK-së ka folur edhe para se të futet brenda Zyrës së Prokurorit të Specializuar ku ka ripërsëritur që askush nuk mund ta rishkruajë historinë.

Thaçi, në mesin e brohoritjeve të shqiptarëve që kishin dalë ta mbështesin, tha se ky është çmimi për Pavarësinë.

“Sot jam këtu për të respektuar atë për të cilën kam ëndërruar dhe luftuar – një Kosovë të pavarur bazuar në të drejta të barabarta, shoqëri multi-etnike dhe sundim të ligjit. Jam gati të përballem me sfidën e radhës dhe t’ia dalë me sukses për djalin tim, familjen, njerëzit dhe vendin tim”.

“Askush nuk mund ta rishkruajë historinë. Ky është çmimi për lirinë”.

Zyra e Prokurorit të Specializuar më 24 qershor publikoi propozim-aktakuzën ndaj ish-Drejtorit Politik të UÇK-së Hashim Thaçi dhe ish-kreut të SHIK-ut Kadri Veseli.

Ndoshta ju pëlqen!/MekuliPress/ Nëse keni shijuar këtë artikull, ndajeni atë me familjen dhe miqtë tuaj! MekuliPress mbetet e pandikuar nga partitë politike!