Disa pjesëtarë të Policisë së Kosovës dhe disa të Shërbimit Korrektues të Kosovës pritet që të suspendohen nga detyra gjatë ditës së sotme.

Burimet të medias brenda këtyre dy institucioneve kanë thënë se ata po hetohen për keqpërdorim të detyrës, mirëpo nuk është specifikuar për çfarë saktësisht.

Vendimet për suspendim të këtyre pjesëtarëve pritet të merren nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë, respektivisht nga ajo e burgjeve të Kosovës.

MekuliPress është në prag të mbylljes. MBËSHTETE SOT GAZETARINË E PAVARUR DHE ORIGJINALITETIN E MEKULIPRESS. Kemi shumë nevojë për mbështetjen tënde, i dashur lexues. NA NDIHMO sot të paktën edhe me 1 Euro!