Beteja e Koshares është njëra nga betejat më të përgjakshme dhe më heroike në e luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, e cila u zhvillua më 9 prill të vitit 1999

Kjo betejë u zhvillua në kuadër të operacionit ‘Shigjeta’, kështu edhe duke i dhënë vulën e thyerjes së kufirit shqiptaro-shqiptar.

Thyerja e kufirit në mes të Kosovës dhe Shqipërisë më 9 prill të ‘vitit 1999 shënoi jo vetëm një fitore morale për UÇK-në, por ajo i hapi rrugë furnizimit me armatim dhe mbështetje logjistike për shumë zona të luftës në brendësi të Kosovës.

Heroi Agim Ramadani ishte njëri ndër hartuesit e planit për thyerjen e kufirit shqiptaro-shqiptar, gjë të cilën edhe e bëri bashkë me shokët e vet.

Ju pëlqen!

Më poshtë keni edhe momentin, kur heroi Agim Ramadani, ngulet çizmen për ta thyer kufirin Kosovë-Shqipëri. Agim Ramadani kishte shkruar edhe një poezi e quajtur ‘Liria’, ku thoshte: “M’u shtershin sytë nëse pushoj; lirinë tënde me ëndërrue; mallkue qoftë gjaku im, nëse m’vrasin pa luftue”.

MekuliPress është në prag të mbylljes. MBËSHTETE SOT GAZETARINË E PAVARUR DHE ORIGJINALITETIN E MEKULIPRESS. Kemi shumë nevojë për mbështetjen tënde, i dashur lexues. NA NDIHMO sot të paktën edhe me 1 Euro!