579 vite më parë, më 2 mars 1444, në katedralen e kishës së Shën Kollit në qytetin e Lezhës, ku sot gjendet memoriali i Gjergj Kastriot Skënderbeut, u mbajt “Besëlidhja e Lezhës”, pra besëlidhja epike e shqiptarëve në Ballkan.

Ajo përbën një nga momentet më të ndritura të rezistencës së shqiptarëve kundër osmanëve, në mesin e shekullit të XV, pasi ishte bashkimi i parë politik e ushtarak mbarëshqiptar i njohur në historinë e shqiptarëve.

Këto ishin vendimet e kuvendit:

  1. Krijimi i një Besëlidhjeje Arbërore me në krye Skënderbeun.
  2. Formimi i një ushtrie të përbashkët të komanduar nga Skënderbeu si kapiten i përgjithshëm.
  3. Krijimi i një arke të përbashkët për të përballuar shpenzimet e luftës.
    Ju pëlqen!

    Duhet theksuar se “Besëlidhja e Lezhës” ishte Kuvendi ku u hodhën themelet e bashkimit kombëtar dhe të traditës shtetërore e politike të shqiptarëve.

Lexo po ashtu:  Konferenca e Jaltës, me sytë e Stalinit. Udhëheqësi sovjetik vendosi përgjues në dhomat e Rooseveltit dhe Churchillit
MekuliPress është në prag të mbylljes. Kemi shumë nevojë për mbështetjen tënde, i dashur lexues. NDIHMO sot median e pavarur dhe origjinalitetin e MekuliPress. Dhuro SOT, të paktën, edhe 1 Euro! Faleminderit!