Kuvendi i Kosovës ka njoftuar se sot do të ketë mbledhje të Kryesisë së Kuvendit.

Mbledhja do të fillojë në orën 14:00, ndërsa në njoftimin drejtuar mediave, thuhet se në rend të ditës janë miratimi i procesverbaleve nga mbledhjet e kaluara të Kryesisë, pikat e papërfunduara nga seancat e mëhershme plenare, ndër to votimi i Projektligjit për Mbrojtjen e Vlerave të Luftës së UÇK-së, dhe votimi i propozim-rezolutës për dialogun Kosovë-Serbi.

Përpos pikave të shumta që kanë mbetur nga seancat e kaluara plenare, Kuvendi njofton se do të ketë përgatitje për Seancë të re plenare, ku përfshihen deklarimet jashtë rendit të ditës, pyetjet parlamentare, miratimi i procesverbaleve nga seancat e mëparshme e të tjerë.