Hashim Thaqi, presidenti i Republikës së Kosovës, e ka shpallur ditë zie 9 shkurtin për të nderuar figurën e mbretëreshës së muzikës shqiptare, Nexhmije Pagarusha.

Bëhet e ditur se Thaqi këtë vendime e ka marrë në shenjë respekti shtetëror dhe qytetar për këngëtaren e mirënjohur e cila ndërroi jetë në moshën 86-vjeçare.

Sipas asaj që njofton Presidenca, në pajtim me legjislacionin në fuqi, sot në ditën e zisë, flamuri shtetëror do të ngrihet në gjysmështizë në të gjitha objektet shtetërore të Republikës së Kosovës.

Ju pëlqen!

Ndërkaq edhe varrimi i të ndjerës bëhet sot në Pagarushë të Malishevës.

Lexo po ashtu:  TikTok sheh më shumë se ç’duhet nga Bebe Rexha (VIDEO)
MekuliPress është në prag të mbylljes. Kemi shumë nevojë për mbështetjen tënde, i dashur lexues. NDIHMO sot median e pavarur dhe origjinalitetin e MekuliPress. Dhuro SOT, të paktën, edhe 1 Euro! Faleminderit!