Sot duke nisur nga ora 20:00 në Olimpiastadion të Berlinit luhet finalja e Kupës së Gjermanisë mes Bayern Mynih e Bayer Leverkusen dhe do të dorëzohet trofeu i dytë në vend. Bavarezët që fituan titullin kampion të tetin radhazi kanë uri edhe për Kupën dhe nuk duan ta falin as këtë trofe për të bërë dabëllin e trofeve në Gjermani e pse jo të tentojnë më pas edhe tripletën duke i shtuar Championsin.

Hansi Flick trajneri i Bayernit e thotë i bindur se ekipi i tij do të fitojë Kupën ndërsa skuadra është e kompletuar dhe i mbetet thjesht të zgjedhë më të mirët. Në kampin e Leverkusen tekniku sqaron se një finale kupe nuk të rastis shpesh dhe djemtë e tij do bëjnë gjithçka për të fituar.Skuadra nuk arriti dot të kualifikohej në Champions dhe kupa është mundësia për të shpëtuar sezonin ku vëmendja është e përqëndruar tek talenti Kai Havertz.

Ndërsa në Serinë A ndeshja që spikat sonte është ajo që luhet në “Olimpico” të Romës mes Lazios dhe Milanit. Bardhekaltërit ndjekin Juventusin kryesues por sot do të jenë pa sulm. Kjo për arsyen se golashënuesit Immobile e Caicedo janë të pezulluar dhe sulmi do t’i besohet Correas. Milani kërkon pikë për Europën dhe trajneri Pioli thotë se skuadra ka shanset e saj ndaj Lazios pavarësisht respektit për kundërshtarin.Ibrahimovic mund ta nisë nga minuta e parë edhe pse ende nuk është gati për një duel të plotë. Takimi starton në 21:45.

Ndoshta ju pëlqen!/MekuliPress/ Nëse keni shijuar këtë artikull, ndajeni atë me familjen dhe miqtë tuaj! MekuliPress mbetet e pandikuar nga partitë politike!