“Dikur mund të ishte diçka e bukur të më doje. Isha e ëmbël. Besoja tek premtimet, tek fjalët. Justifikoja gjithçka, edhe të keqen që e ndieja dhe nuk e pranoja. Merrja përsipër fajin, edhe pse nuk e kuptoja. Vetëm për të mos e humbur atë që doja mbështesja çdo mangësi, edhe kur mungoja vetë dhe nuk dije ku të më gjeje. Përqafoja pa kërkuar gjë në këmbim. Isha e pambrojtur. Isha e gatshme për të më mbrojtur, por mundet edhe të më shkatërroje.

Sot është e vështirë të më duash, të më qëndrosh pranë. Të respektosh hapësirat e mia, të kuptosh heshtjet e mia, pavarësinë time, nevojën time për të jetuar dhe për të ndërtuar diçka duke përdorur forcat e mia. Unë që për ekuilibrin tim kam kërkuar, kam vuajtur dhe e kam gjetur, jam gati t’i ulëras të tashmes çdo ditë. Unë që besoja tek dashuria më tepër se dje. Dashurisë që nuk ka lidhje me thërrimet, me arrogancën, me mungesën, me tradhëtinë.

Sot është e vështirë ta duash femrën në të cilën jam shndërruar. Pas ëndrrave të shkatërruara, krahëve të thyer, buzëve të thara. Sot jam e sigurtë në duart që dua të shtrëngoj dhe në sytë që nuk dua më t’i shoh. Është e vështirë, ndoshta e pamundur. Sigurisht është e rrallë të gjesh dikë që të na dojë përtej vetes sonë, atje ku ne shtiremi si të fortë. Ndërkohë që lutemi për përqafime nga ata që na duan dhe që na mendojnëtë thyeshëm dhe joperfektë. Unë ndoshta nuk di shumë për dashurinë. As nuk mund t’i mësoj të tjerët për të. Por di se ka të bëjë me respektin dhe me zgjedhjet që nuk e kufizojnë dikë, por i plotësojnë të dy nëçift.

Ju pëlqen!

I detyrohem gjithçka vajzës së dikurshme, mbi të gjitha falje. Kurse vajzës së sotme i detyrohem një rikujtesë: “Kujtohu për krahët e tua. Kujtohu për veten”.

Për dashurinë, për atë që unë njoh”. – Gabriel Garcia Marquez

Mekuli Press është në prag të mbylljes. Vetëfinancohemi! Kemi shumë nevojë për mbështetjen tënde, i dashur lexues. NDIHMONA sot me vetëm 1 Euro!