18 shtatori shënon Ditën e Respektit. Kjo ditë është themeluar me qëllim që t’i shtyjë njerëzit që të përqendrohen më shumë në mënyrën se si ata mund të respektojnë të tjerët.

Kjo do të thotë që t’u kushtoni më shumë vëmendje të dashurve tuaj, mirëpo në përgjithësi merret si një arsye shtesë që t’i trajtoni njerëzit me mënyra më të sjellshme.

Nuk ka ndonjë rregull mbi të cilin kjo ditë shënohet, kjo gjë varet nga ju, rrethi dhe nevojat tuaja.

Ju pëlqen!

Mund të vizitoni ndonjë të afërm tuajin, apo ta nxirrni partnerin për darkë, përcjell KsP.

Natyrisht, respekti është diçka që duhet të na shoqërojë gjithë vitin, por kjo ditë duhet t‘ju frymëzojë që të mendoni më shumë se si silleni me njerëzit rreth jush. /MekuliPress/

Lexo po ashtu:  “Janë dy njerëz pa të meta, njëri ka vdekur, tjetri nuk ka…”/ Thëniet më të bukura angleze
MekuliPress është në prag të mbylljes. Kemi shumë nevojë për mbështetjen tënde, i dashur lexues. NDIHMO sot median e pavarur dhe origjinalitetin e MekuliPress. Dhuro SOT, të paktën, edhe 1 Euro! Faleminderit!