Kandidati për deputet nga Lëvizja Vetëvendosje, Haki Abazi, ka kërkuar që sot të bëhet qeveria Kurti.

Ai përmes një postimi në Facebook, ka thënë se “askush nuk ka të drejtë të vonojë më formimin e qeverisë që të formohet në këtë ditë të madhe historike”.

Postim i plotë:

Ju pëlqen!

Sot, duhet ta kemi qeverinë Kurti, askush nuk ka të drejtë të vonojë më formimin e qeverisë që të formohet në këtë ditë të madhe historike dhe me kaq shumë nevoja të shpejta, detyra nga e kaluara e keq-qeverisjes, nga urgjenca e paraqitur nga termetet që po vazhdojnë dhe obligimet ndaj vendit dhe qytetarët që po presin veprimet konkrete.

28 Nëntori duhet të jetë festë e shumfishtë!

MekuliPress është në prag të mbylljes. MBËSHTETE SOT GAZETARINË E PAVARUR DHE ORIGJINALITETIN E MEKULIPRESS. Kemi shumë nevojë për mbështetjen tënde, i dashur lexues. NA NDIHMO sot të paktën edhe me 1 Euro!