Sot bëhen një vit nga vrasja e njërit nga ushtarët e parë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Qerim Kelmendi.

Në mesnatën e 27 shkurtit të vitit të kaluar në fshatin Llabjan të Pejës ishte vrarë Qerim Kelmendi.

Sipas policisë për rajonin e Pejës thuhet se viktima në fjalë u gjet brenda veturës, e cila ishte përfshirë tërësisht nga zjarri.

Për të nderuar jetën dhe veprën e tij, në Institutin Albanologjik në Prishtinë në ora 13:00 do të mbahet një akademi përkujtimore, ndërsa në varrezat e dëshmorëve në Gllogjan do të bëhen edhe homazhe.