Lincoln vazhdon të mbetet dhe konsiderohet si një nga udhëheqësit më të dashur të Amerikës, legjitimiteti i të cilit vazhdon të frymëzojë presidentët amerikanë dhe udhëheqësit botërorë.

Lincoln u vra përderisa bashkë me të shoqen po shikonte një shfaqje në kinemanë Ford në Uashington.

Ndërsa vrasësi i tij, John Wilkes Booth largohej nga skena e krimit, Linkoln e çuan në një shtëpi pranë kinemasë, ku ai vdiq mëngjesin e së nesërmes.

Vdekja e tij ndodhi pikërisht në momentet kur ai po e udhëhiqte vendin drejt daljes nga Lufta Civile, gjatë së cilës u vranë mbi 620 mijë ushtarë amerikanë.