Vlora Pireva,

Sot është 31 vjetori i izolimit më masiv në Kosovë ku 237 intelektualë e patriotë shqiptarë të Kosovës, u mblodhën e u dërguan ne izolim në burgjet e Serbisë, vetëm 5 ditë pas suprimimt të autonomisë. Në mesin e të izoluarve ishte edhe baba im, Ilaz Pireva, burri i tezës Xheladin Rekaliu (që të dy organizatorë të demonstatave të vitit 1968), akademik Rexhep Ismalji e shumë të tjërë, e pamundur për ti përmendur të gjithë në këtë postim. Për babën tim ky ishtë izolimi i tretë nga ai i vitit 1979 kur Tito vizitoi Kosovën dhe i vitit 1981 kur ndodhën demonstratat. Paraqiste ‘rrezik’ për rendin publik dhe ai duhej izolohej sa herë që dicka ndodhte në Kosovë.

Në mëngjesin e asaj dite, në orën 09:00, baba arrestohet në vendin e punës (Dekanati i Fakultetit te Mjekësisë) nga dy civil, njëri serb dhë tjetri shqiptar. Emrin e shqiptarit, me kërkesë të babës, nuk mundem ta publikoj.Perndryshe, sikur të pyetem unë, do ta publikoja.
Nga aty dërgohet në ndërtesën ë Sigurimit Shtëtëror në Prishtinë ku mbahët dëri në orën 17:00 bashkë më shumë të tjërë të mbledhur edhe nga vende tjera të Kosovës. Aty një zyrtar serb I sigurimit shteteror i kishte thënë: “Unë të njoh ty nga 75-ta, kur të kemi burgos, këmi qenë 40 policë në shtëpinë tënde.” S’është cudi qe se ka harruar një dite si ajo kur I futën tmerrin një familje shqiptare për të realizuar një process të montuar politik.

Ju pëlqen!

Pasi i mblodhën të gjithë të ‘zgjedhurit’ ë tyrë, i hypin në autobusë të sponzoruar nga kompania Braca Karic, dhe nën përcjelljen e policisë të armatosur deri në dhëmbë dhe zyrtarëvë të sigurimit, i nisin pa ju treguar së kah po i dërgojnë. Dikush nga të izoluarit kishte pyetur njërin nga policët shqiptar së ku po i dërgonin dhe ai ju kishte përgjigjur së nuk e dinë dhë sigurisht që nuk e kanë ditur, të paktën jo policët e thjeshtë. Tek atëherë kur autobusi merr kthesën djathtas te Xhamia ë Llapit të izoluarve ua mërr mendja që po i dërgojnë për Sërbi përkatësisht për Lëskovc- një nga të izoluarit i kishtë thënë babës: c’paskan më na e kajtë nanën.

Dëstinacioni ishte burgu famkëq i Lëskovcit. Rrugës, sapo që autobusët kishin hyrë në Serbi, shumë qytetarë serb të atyre vënbanimevë sikur te dinin që brenda atyre autobusëve ishte mendja dhe rezistenca shqiptare, I përshëndesnin më dorë në shenjë miratimi. Brenda në autobus jëhonin këngë nacionalistë serbe sëpsë atë mbrëmje hiqëj përfundimisht autonomia e Kosovës. Në Leskovc mbërrijtën në orën 20:00. Torturat ndaj tyrë fillojnë me të zbritur nga autobusët. Torturat kan qenë çnjërëzorë, ditë ëdhë natë, pa pushim. Si pasojë shumë prej të izolurvë kanë pasur edhe problëmë të rënda shëndëtsore. “Jëmi munduar ta mbajmë njëri tjëtrin aq sa kemi mundur, por të gjithë ishim në gjëndjë të njëjtë e s’dinim kush kujt t’i ndihmoj”, trëgon baba.
Ndërkohë, dikush nga zyrtarët shqiptarë të sigurimit policor te Prishtinës kishtë informuar organet e Prishtinës për gjendjen e rëndë që I kishin lënë të izoluarit në burgun ë Leskovcit. Pas dy ditësh, në Leskovc, arrinë një ekipë e nivelit federativ përfshirë ëdhë zyrtarë të Kosovës, për ta parë gjendjën e të izoluarvë. Paraprakisht stafi i Burgut të Lëskocit ishte munduar ta maskojë gjendjen e të izoluarve dukë bërë trajtimin ë plagëvë më barna.
Pas 10 ditësh të kësaj vizite, të izoluarit i largojnë nga Burgu i Leskovcit duke i shpërndarë nëpër burgjet tjëra të Serbisë. Babën e dërgojnë në burgun ë Zajcarit. Këtu nuk patën tortura mirëpo gjëndja e tij shëndëtsorë ka qënë shume ë rëndë pas dhunës që kishte përjetuar në burgun e Leskovcit. Në Zajcar qëndroi 50 ditë.
Ndaj Drejtorit të Burgut të Leskovcit ishte ngritur padi. Arsyetimi i tij kishtë qenë së kështu na kanë ardhur nga Prishtina.

Më kujtohët shumë mirë dita e lirimit të babës. E gjithë familja e prisnim në stacion. Ishtë dobësuar shumë.

Për këtë ngjarjë kriminale shkroi ëdhë shtypi kroat, slloven si dhe ai perëndimor i kohës. Reagoi edhe Amnesty International me një dokumënt ku e përshkruan ngjarjen, më poshtë janë fotot e këtyre reagimeve.

Falë reagimit nga Prishtina dhe dukë pasë parasysh që në krye te shtetit jugosllav vinte slloveni Janez Drnovshek ndërsa Minister i Puneve te Jashtme ishte kroati, Josip Vrhovec, te gjithë te izoluarit u kthyen gjallë në familjet e tyre edhe pse ishin dërguar për vdekje.
Ky ishte rrëfim autentik nga baba im Ilaz Pireva në lidhje me ngjarjen. Arsyeja e postimit është për të mos harruar duke rikujtuar një ngjarje tragjikë si kjo, ku Serbia provoi edhe këtë formë të zhdukte mendjen e ndritur shqiptare të Kosovës mirëpo edhe për të ju njoftuar për forma tjera te izolimit.

Unë inkurajoj të gjithë ata që përjetuan ose që kanë informata, të shkruajnë dicka lidhur më këtë ngjarjë që fatkëqsisht është harruar, e për gjeneratat e reja është tërësisht ë panjohur.

Burimi: Facebook – Vlora Pireva

Ndoshta ju pëlqen!/MekuliPress/ Nëse keni shijuar këtë artikull, ndajeni atë me familjen dhe miqtë tuaj! MekuliPress mbetet e pandikuar nga partitë politike!