Sony ka zbuluar mbrëmë logon zyrtare të PlayStation 5 (PS5), gjatë konferencës CES 2020 (Consumer Technology Association), që po mbahet në Las Vegas. Po ashtu, Sony ka treguar që ka shitur më shumë se 5 milion PlayStation VR (syze virtuale), që nga lansimi i këtij produkti në tetor të 2016-tës.

Tutje sa i përket shitjeve, Sony ka treguar se ka shitur 104 milion konzola të PS4, gjë që e bën konzolën e dytë më të shitur në histori të video lojërave pas PlayStation 2, që e mban rekordin me 158 milion copë të shitura.

Logoja zyrtare e PlayStation 5, duket ashtu siç pritej, ku Sony edhe njëherë ka ndjekur modelin e logove të PlayStation 3 dhe 4. Përderisa fonti është i njëjte dhe nuk ka shtesa tjera, diferenca e vetme në dizajn ndërmjet logove të PS3, PS4, dhe PS5, është numri, ku tani është 5.

Ju pëlqen!

PlayStation 5 pritet të lansohet në dhjetor të këtij viti, ndërsa detajet rreth konzolës së shumë pritur kanë filluar të dalin gradualisht. Ende nuk dihet se si do të duket konzola, por Sony ka treguar se PS5 do të suportojë grafikën 8K, gjurmimin e rrezeve, dhe do të ketë SSD-ja tejet të shpejta për të reduktuar kohën e ngarkimit. Ndërkohë, pjesa e përparme e harduerit pritet të ketë një CPU me tetë bërthama (bazuar në arkitekturën e re Zen 2 të AMD-së), dhe një GPU të personalizuar, të bazuar në harduerin Radeon Navi të AMD-së.

Mekuli Press është në prag të mbylljes. Kemi nevojë për mbështetjen tënde, i dashur lexues. Na ndihmo sot edhe me vetëm 1 Euro! - FOTO: No copyright infringement is intended.