Rritja e prodhimi i atribuohet izolimit nga koronavirusi. PlayStation 5 debuton gjatë sezonit të pushimeve të 2020-ës dhe kjo i bën statistika akoma edhe më masive.

Sony do të prodhojë dyfishin e konsolave PlayStation 5 në 2020 që kishte planifikuar sipas Bloomberg dhe Nikkei. Në vend që të prodhojë 5 ose 6 milionë konsola, kompania do të rrezikojë me 9 ose 10 milionë konsola.

Rritja e prodhimi i atribuohet izolimit nga koronavirusi. PlayStation 5 debuton gjatë sezonit të pushimeve të 2020-ës dhe kjo i bën statistika akoma edhe më masive.

Ju pëlqen!

Për ta vënë në perspektivë Sony prezantoi PlayStation 4 në Nëntor të 2013-ës dhe kishte shitur 4.2 milionë konsola deri në fund të vitit.

Edhe rrjeti social Facebook ka rritur prodhimin e pajisjeve Oculus VR për të njëjtat arsye dhe synon të shesë 2 milionë deri në fund të 2020.

Pandemia ka rritur kërkesën globale. Shumica e pajisjeve prodhohen në Kinë dhe kërkesa për konsola dhe produkte të tjera të dëfrimit në shtëpi ka përmirësuar situatën e përkeqësuar për shkak të Covid-19.

Ndoshta ju pëlqen!/MekuliPress/ Nëse keni shijuar këtë artikull, ndajeni atë me familjen dhe miqtë tuaj! MekuliPress mbetet e pandikuar nga partitë politike!