Shëndeti mendor i një në dy persona është ndikuar negativisht nga Covid-19. Studimi i fundit i Kryqit të Kuq Ndërkombëtar ka zbuluar se 51% e 3,500 personave nga shtatë vende të ndryshme, kanë thënë se kriza globale e shëndetit ka ndikuar në shëndetin e tyre mendor. Nga studimi u evidentua se 3 në 4 persona mendojnë se mjekët të cilët kanë luftuar në vijë të parë me virusin kanë nevojë për ndihmë psikologjike.

“Kriza shëndetësore e COVID-19 ka përkeqësuar gjendjen psikologjike të miliona njerëzve që tashmë jetojnë në mesin e konflikteve dhe katastrofave. Izolimet e plota, distancimet fizike dhe sociale dhe dëmet ekonomike kanë ndikuar të gjitha në shëndetin mendor të njerëzve “- tha Robert Mardini, drejtori i Kryqit të Kuqit.

Sondazhi u bë publik këtë të shtunë, pasi përkon me Ditën Botërore të Shëndetit Mendor. Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë, afër një miliard njerëz në të gjithë botën vuajnë nga një lloj depresioni.

MekuliPress është në prag të mbylljes. MBËSHTETE SOT GAZETARINË E PAVARUR DHE ORIGJINALITETIN E MEKULIPRESS. Kemi shumë nevojë për mbështetjen tënde, i dashur lexues. NA NDIHMO sot të paktën me 1 Euro!