Vetëvendosje do të fitojë mbi 50.83 për qind të votave, sipas një sondazhi të realizuar nga një kompani izraelite, e kontraktuar nga televizioni kabllor T7.

Sipas sondazhit, Vetëvendosje do të fitojë 50.83 për qind, PDK 16.94 për qind, LDK 15.97 për qind, AAK 6.98 për qind dhe Nisma 2.95 për qind.

Matja është bërë vetëm në zona urbane, në 11 qytete të Kosovës.

Ju pëlqen!

Qytetet ku janë anketuar qytetarët janë: Prishtina, Prizreni, Mitrovica, Ferizaj, Istogu, Skenderaj, Peja Gjakova, Podujeva, Gjilani dhe Deçani.

©MekuliPress/ Ndaje artikullin me familjen dhe miqtë tuaj. MekuliPress mbetet e pandikuar nga partitë politike. FOTO: No copyright infringement is intended.