1. Asnjë person nuk ka pse të marrë pjesë në “sondazhe” ku duhet të paguash për t’u regjistruar. Vota është e lirë dhe e fshehtë, as duhet të paguash, as nuk ke pse të deklarohesh. Sondazhet e mirëfillta bëhen nga studiuesit shkencorë në të mirë të shoqërisë, jo nga kompani biznesore, mediale a partiake që synojnë të studiojnë popullin për t’ia futur, ekonomikisht apo politikisht.
  2. Mos ndiqni rrjetet sociale dhe mediat, ato funksionojnë si platforma marketimi dhe reklame. Mençuria nuk shfaqet dot aty, edhe kur e ke, aq më pak sinqeriteti politik e pastërtia morale. Politika nuk është spektakël. Njeriu i politikës duhet të vijë te ju përherë, ta njihni e të flisni me të. Mos u mashtroni nga showbizi dhe nga “inxhinieringu i fushatës”. Ai që ka mashtruar dje mashtron edhe sot, ai që ka vjedhur dje do të vjedhë dhe nesër, ai që të harroi dje do të të harrojë prapë. Mos u gënje nga mediat dhe rrjetet sociale, ata, nëse dikush i paguan sa duhet, mund të synojnë të të bëjnë ta humbësh lehtë besimin te i miri, e ta harrosh lehtë pabesinë e të ligut.
  3. Mos ndiq interesin e vogël, por atë të gjithë shoqërisë. Mos voto për inat të askujt, as për hatër të dikujt. Mos shko pas mikut, kushëririt, vendit të punës. Voto që e nesërmja të jetë bile 20% më e mirë se e sotmja, për të gjithë. S’ka kuptim të shohësh veç interesin tënd, kur gjithë vendi po shkatërrohet.

Arbër Zajmi

MekuliPress është në prag të mbylljes. MBËSHTETE SOT GAZETARINË E PAVARUR DHE ORIGJINALITETIN E MEKULIPRESS. Kemi shumë nevojë për mbështetjen tënde, i dashur lexues. NA NDIHMO sot, të paktën edhe me 1 Euro!