Ole Gunnar Solskjaer ka mbështetur portierin David De Gea, pas gabimit të rëndë në humbjen 3:1 ndaj Chelsea në gjysmëfinale kundër Chelsea.

Portieri spanjoll nuk pati një paraqitje aspak të mirë kundër Chelseas, e sidomos te goli i dytë i tyre, i shënuar nga Mason Mount.

Solskjaer, edhe pse mbështeti De Gen, shtoi se spanjolli e di se golin e dytë të ndeshjes, të shënuar nga Mason është dashur ta priste.

Ju pëlqen!

“Natyrisht që të gjithë duhet të përformojnë dhe të gjithë kanë nga një mundësi në çdo lojë që të bëjnë një vend në ekip”, ka deklaruar trajneri Solskjaer, përcjell lajmi.net.

“David e di se është dashur ta shpëtojë golin e dytë, por kjo ka ndodhur tani. Ne duhet të ecim dhe të shikojmë para për ndeshjen e së mërkurës”.

Mekuli Press është në prag të mbylljes. Kemi nevojë për mbështetjen tënde, i dashur lexues. Na ndihmo sot edhe me vetëm 1 Euro! - FOTO: No copyright infringement is intended.